Kurti, Presidentes së Komisionit Evropian/Serbia merr donacione nga Europa dhe armatoset nga Rusia e Kina

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti ditën e sotme në një takim zyrtar Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ndër të tjera, në konferencën e përbashkët për shtyp Kurti preku edhe temën e vendimit e qeverisë për targat. Ai tha se ky nuk është ndonjë vendim i ri, por “po zbatojmë një dakordim të vjetër.

Kurti theksoi se Serbia merr donacione nga BE-ja por vazhdon të militarizohet nga Rusia e Kina.

 

“Në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje ne nuk kemi marrë ndonjë vendim të ri përveçse po e zbatojmë një dakordim të vjetër, fatkeqësisht Serbia u përgjigj me forcë duke grumbulluar forca ushtarake dhe mjete luftarake siç janë tanket dhe aeroplanët luftarakë të Rusisë.

Fatkeqësisht ndodhemi në një situatë ku Serbia merr donacione nga BE-ja, dhe përkundër që i merr këto donacione pa zbatuar vlera do të duhej të demokratizohet e jo të militarizohet nga Rusia e Kina.

Unë kam kërkuar që të dënohen sulmet në Zubin Potok e Zveçan pasi këto sulme erdhën pas deklaratave luftënxitëse të presidentit të Serbisë dhe pas demonstrimeve luftarake në kufi me Kosovën”, deklaroi Kurti.

/Kumtari.al/

Read Previous

Nënkomisari Saimir Hoxha shpallet “Dëshmor i Atdheut”/Përfitimet që marrin familjarët

Read Next

MPJ gjermane kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i lënë provokimet