Nënkomisari Saimir Hoxha shpallet “Dëshmor i Atdheut”/Përfitimet që marrin familjarët

Nënkomisari i Lezhës, Saimir Hoxha shpallet “Dëshmor i Atdheut” me vendim qeverie.

Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi tha se familjarët do të marrin trajtim financiar nga shteti. Çuçi theksoi se dy fëmijët e nënkomisarit do të kenë gjithmonë ndihmën e shtetit, shërbim shëndetësor falas dhe benefite të tjera që vijnë nga statusi “Dëshmor i Atdheut”.

Deri në moshë 18-vjeç 18 vjeç fëmijët e nënkomisarit do të marrin trajtim, më pas nëse vijojnë shkollën e lartë do të marrin 170% të pagës së tij.

‘’Siç e dini, dje humbi jetën në mënyrë tragjike në krye të detyrës nënkomisari Saimir Hoxha. Morëm vendimin për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” nënkomisar.

Qeveria mori vendim për trajtimin e menjëhershëm financiar të familjarëve. Me marrjen e titullit, kur të hyjë në fuqi ligji i ri që miratuam në mbledhjen e parë të kësaj qeverie ato do të trajtohen, posaçërisht fëmijët si fëmijë në përkujdesje të Republikës. Kjo do të thotë se fëmijët do të marrin një trajtim deri në 18 vjeç dhe nëse vijojnë shkollën e lartë deri në 25 vjeç do të marrin pagë prej 170% të pagës së nënkomisarit.

Jo vetëm kaq, do të marrë trajtim falas shëndetësor dhe benefitet si rezultat i statusit “Dëshmor i Atdheut” të babait të tyre. Sigurisht fëmijëve do u mungojë babai i tyre, por në asnjë moment gjatë gjithë jetës së tyre nuk do i mungojë përkujdesja nga shteti. ‘’– tha Çuçi.

/Kumtari.al/

Read Previous

OBSH-ja përfshihet në skandal

Read Next

Kurti, Presidentes së Komisionit Evropian/Serbia merr donacione nga Europa dhe armatoset nga Rusia e Kina