Sociologu: E tmerrshme! Fëmijët sot dalin në natyrë më pak se të burgosurit!

Sociologu Gëzim Tushe ka folur sot për një temë që prek thuajse çdo familje që kanë fëmijë. Duke cituar një filozof britanik që thotë se “Fëmijët e sotshëm dalin në ajrim, në natyrë, më pak se të burgosurit” dhe është e tmerrshme! Në fakt, po të mendosh orët e gjata që fëmijët kalojnë pas telefonave, koha që kalojnë në natyrë mund të jetë edhe më e shkurtër se e të burgosurve.

Gëzim Tushi: Është e tmerrshme! Ky obligimi i tërë kohës të fëmijëve, në procesin e zhvillimit të tyre intelektual, është strapacim dhe është në kundërsens me zhvillimin moshor; është në kundërsens me zhvillimin e tyre të natyrshëm.

Një fëmijë që të zhvillohet në mënyrë integrale ka nevojë që të zhvillohet mendërisht, fizikisht, emocionalisht, pra janë disa komponent. Nuk është vetëm një komponent, të mësosh gjuhët e huaja apo të mësosh shkenca të caktuara për të qenë konkurrues. Kjo ka bërë që të reduktohen dy gjëra të rëndësishme: koha e lirë e fëmijëve që është reduktuar në minimum… Unë po ju them, është një filozof, një sociolog shumë i shquar, dhe ai thotë: “Fëmijët e sotshëm dalin në ajrim, në natyrë, më pak se të burgosurit”. Është e tmerrshme! Të burgosurit, thotë ai, marrin kontakt me ajrin dhe me natyrën më shumë. Sepse ne fëmijët i çojmë në shkollë, janë të mbyllur në aulat e mësimit, i çojmë andej i marrim në shtëpi, hamë drekë, i çojmë në kurs, nga kursi në kurs, në shtëpi, në gjumë, në krevat. Ky cikël i mbyllur i tyre i pengon ata me zhvillimin. Prindi duhet të kuptojë një gjë, gjëja më e rëndësishme për fëmijët është loja! Loja është kontakti me natyrën dhe kontakti me natyrën zhvillon tek fëmija shumë gjëra.

Read Previous

Miku i Rozës: Rita Lati nuk po e sheh BBV3, është prekur

Read Next

Moti/ Dita e sotme do karakterizohet nga kthjellime dhe temperatura të ulëta