Zëdhënësi i Putinit, Peskov, bën “diversion”, uron Muratov për çmimin NOBEL

Zëdhënëai i Putinit, Peskov, uron fituesin e çmimit NOBEL, Dmiteij Muratov. Kjo në fakt duket si një urim për diversion, pasi Kremlini akuzohet për çensurë të rreptë ndaj medias së lirë, dhe dhënia e NOBEL-it për Muratov është parë edhe si shenjë inkurajimi për të gjithë gazetarët që punojnë në kushte çensure apo auto-çensure.

“Ne urojmë Dmitrij Muratov. Ai vazhdimisht punon duke ndjekur idealet e tij, është një gazetar i përkushtuar ndaj idealeve të tij. Është një talent, është trim. Sigurisht, kjo është një vlerësim i lartë. Ne e përgëzojmë atë.”, ka thënë Zëdhënësi i Presidentit Rus Dmitrij Peskov

Kryeredaktori i gazetës “Novaja Gazeta” (Gazeta e Re) Dmitrij Muratov sot u shpall fituesi i çmimit Nobel për paqe. Z.Muratov ka qenë në krye të një prej gazetave më të lexuara liberale ruse në vitet 1995-2017, dhe u kthye në këtë pozicion në vitin 2019, ku vazhdon të punojë deri më sot. Çmimin “Nobel” ai do të marrë bashkë me gazetaren filipino-amerikane Maria Ressa.

/kumtari.al/

Read Previous

LINDI PËR TË MOS U HARRUAR KURRË!

Read Next

Arrestohet ish-drejtori i RTSH Gëllçi