LINDI PËR TË MOS U HARRUAR KURRË!

Nga Shpetim Axhami

Me 8 Tetor 1885 lindi Ahmet bej Zogu.
Politikan i nivelit lartë, shtetar e i vendosur, largpamës e i zgjuar e mbi të gjitha atdhetar e patriot për kombin e vet, që edhe çdo komb tjetër do ta kishte fat e krenari të drejtohej prej Tij.
Formimi i shtetit të parë modern shqiptarë merr kuptim të plotë, e pronohet kjo nga të gjithë, vetëm me burrështetasin Ahmet bej Zogu!
Mbreti Zog I mbetet drejtuesi i shtetit i cili që pas shpalljes pavarësisë i dha dinjitet dhe krenari çdo shqiptari dhe vetë Kombit Shqiptar.
Ahmet Zogu e ka shkruar vetë historine e Tij, duke berë që koha e qeverisjes, sidomos si mbret i shqiptarëve, të mbetet koha më lavdishme e historisë tonë kombêtare.
Është kjo arsyeja kryesore që historia dhe shteti Shqiptar pas viteve të pluralizmit e në vazhdimësi i ka dhënë e po i jep me të drejtë vlerësimet e duhura të merituara.
Neve na takon të shkruajmë drejt historinë dhe të kontribojmë qê filozofia zogiste në një ditë sa më të shpejtë të bëhet realitet nën një sistem qeverisës Mbretëri Kushtetuese Parlamentare.
Shkurtimisht veprimtaria e Tij politike dhe ajo si drejtues shteti si…
Perfaqësues i krahinave Mat, Dibër dhe Mirditë në Shpalljen e Pavarsisë më 1912 në Vlorë.
Pjesmarrës e drejtues në luftra të ndryshme për mbrotjen e trojeve shqiptare prej pushtuesve.
Thirrja prej Tij e Kongresit të Elbasanit në vitin 1916.
Roli përcaktues në jetësimin e vendimeve të Kongresit të Lushnjes m 1920 ku zgjidhet dhe Ministër i Brendshëm.
Zgjedhja si deputet ne vitin 1921.
Zgjedhja kryeministër më 1922.
Kthimi i “ Triumfit Legalitetit” më 1924 pas Grusht Shtetit të Qershorit 1924, ku legjitimiteti fitoj mbi rebelizmin dhe perendimi mbi bolshevizmin.
Rizgjedhje Kryeministër e Ministër i Brendshëm më 1925 dhe po këtë vit zgjedhja si president i parë i Shqipërisë.
E më ne fund me datë 1 Shtator shpallja e Shqipërisë mbretër dhe e Ahmet Zogut mbret i shqiptarëve….
….vërtetojnë më së miri se kush ishte dhe çfarë vlerash kishte Ahmet Zogu.
Duhet theksuar se Ahmet Zogun nuk vlerësohet nga historia e nga gjithë shqiptarët vetëm për çfarë pozicionesh politike dhe si drejtues shtet pati, por kryesisht vlerësimi i Tij është i merituar për atë se çfarë bëri si burrshtetas për kombin e vet duke i kthyer fiset në komb e kombin në shtet nën moton
“ATDHEU MBI TË GJITHA”
LAVDI VEPRES SË MBRETIT ZOG I.

Read Previous

Basha reagon për krizën energjitike

Read Next

Zëdhënësi i Putinit, Peskov, bën “diversion”, uron Muratov për çmimin NOBEL