Foto/Kate Middleton i bën homazh Princeshës Diana, vesh fustanin e ngjashëm në premierën e filmit të ri të agjentit 007

Kate Middleton i bëri një homaxh prekës Princeshës Dianës në tapetin e kuq gjatë premierës së filmit ‘No Time To Die’ në një fustan ari të ndritshëm që të kujton ansamblin metalik të princeshës në premierën  e filmit ‘A Vieë to Kill’ në vitin 1985.

Kate Middleton u shfaq mahnitëse në premierën e filmit e ri të James Bond, ‘No Time To Die’ mbrëmë ndërsa i bëri një homazh prekës Princeshës Diana.

Dukesha e Kembrixhit, 39 vjeç, u shfaq në krah të bashkëshortit të tij Princin William për të takuar yllin e ‘007’ Daniel Craig dhe aktorët e tjerë të filmit përfshirë Rami Malek, Lea Seydoux dhe Lashana Lynch në ‘Royal Albert Hall’ në Londër.

Nëna e tre fëmijëve Kate i mahniti të gjithë duke u shfaqur me një fustan të zbukuruar që ishte shumë i ngjashëm me atë që kishte veshur Princesha Diana në vitin 1985 për premierën e filmit të James Bond ‘A View to Kill’./Hashtag.al/

/Kumtari.al/

Read Previous

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić/ Vuçiç nuk fle natën, stres për situatën në Kosovë

Read Next

OBSH-ja përfshihet në skandal