Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić/ Vuçiç nuk fle natën, stres për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić shprehet e shqetësuar për gjëndjen shëndetësore te Vuçiç. Sipas Brnabić, Vuçiç është në tension për atë që po ndodh në Kosovë.

Ajo tha se Presidentit të Serbisë i është dobësuar imuniteti nga stresi dhe se ajo do dëshironte që ai të pushonte.

 

“Ai nuk pushon, mund ta them këtë. Do të doja që ai të pushonte pak më shumë. Ai është nën një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë dhe Metohi, nuk mendoj se ai me të vërtetë flinte natën. Ai gjithashtu mori një grip mbi të gjitha. Sistemi i tij imunitar u dobësua, natyrisht, nga ato përpjekje dhe nga ai stres,” tha Brnabić.

Read Previous

Mbytet peshkarexha në Vlorë

Read Next

Foto/Kate Middleton i bën homazh Princeshës Diana, vesh fustanin e ngjashëm në premierën e filmit të ri të agjentit 007