“Votën ose kokën”/ Berisha publikon AUDION: Si u kërcënua 80 vjeçari në Mat

Ish kryeministri Sali Berisha publikuar ditën e sotme një denoncim në rrjete sociale.

Përmes një postimi në fb, Berisha ka publikuar një audiopërgjim, teksa shprehet se banditët e drejtuar nga zv kryeministrja Belinda Balluku kanë kërcënuar qytetarët në këmbim të votës.

Sipas tij ky është kërcënim i bërë nga vartësit e Ballukut ndaj një 80-vjeçari në fshatin Bruç të Matit duke e cilësuar denoncim tronditës.

Statusi i plotë i Sali Berishës

Votën ose kokën!

Ky është kërcënimi që banditë të Ballukut i bënë 80 vjeçarit Arif Këputa në fshatin Bruç të rrethit Mat!

Dëgjojeni denoncimin e tij tronditës!

Lexoni mesazhin!

Dua te dennoncoj qe punonjësi i OST ne Mat z.Sajmir Hysa sebashku me shtetasin Ferit Neziri kanë kërcenuar nje qytetar ne fshatin Bruç,Nj.As Rukaj Bashkia Mat, pasi kanë kercenuar qytetarin Arif Keputa se nese nuk votojne per Agron Malaj do tju bejme cope cope. Ju kujtoj se Z.Arif Keputa eshte i moshes 80 vjec bashke me bashkshorten. Degjoni biseden

Read Previous

Makina del nga rruga në Vaun e Dejës, 2 vajza përfundojnë në spital

Read Next

Digjet makina në Rrugën e Arbrit