Makina del nga rruga në Vaun e Dejës, 2 vajza përfundojnë në spital

Shkodër/ Informacion paraprak.

Në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në fshatin Melgushë, Vau i Dejës, automjeti tip Porsche, me drejtuese shtetasen R.P, 20 vjeçe, ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e automjetit shtetasja R.P, dhe shtetasja D. N., 20 vjeçe, të dyja banuese në Mali i Jushit, Vau i Dejes, si dhe shtetasja I. K., 18 vjeçe, banuese në Ukrainë, të cilat janë transportuar për në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Read Previous

Arjan Hoxha: Sfidoj Rakip Sulin, të bëjmë votim eksperimental në 10% të Kamzës

Read Next

“Votën ose kokën”/ Berisha publikon AUDION: Si u kërcënua 80 vjeçari në Mat