Vasili: Jemi të rrezikuar. Në Tiranë thithim ajër kancerogjen!

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka deklaruar përmes një videomesazhi në rrjetet sociale se shëndeti i qytetarëve të Tiranës është në rrezik serioz.

Ai shprehet se qytetarët thithin ajër të ndotur me substanca kancerogjene dhe dëmton zemrën e mushkëritë, siç edhe rezultoi nga gjetjet e institutit italian “Neotes”, i publikuar nga emisioni investigativ “Piranjat” ditën e premte.

Nga matjet në 20 pika në kryeqytet rezulton se ajri në Tiranë dominohet nga dy substanca kancerogjene dioksidi i azotit dhe benzenit.

Sipas Vasilit, një nivel i tillë ndotje rrit prevalencën për sëmundje të pashërueshme, çka shpjegon edhe rastet e shumta që regjistrohen në Tiranë me tumore.

“Të zgjedhim shëndetin”, është thirrja e Vasilit në rolin e mjekut dhe jo politikanit, për kryeqytetasit të cilët të dielën do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qytetarin e parë të Tiranës.

Thirrja e Vasilit
Të lëmë menjanë sot politikën dhe fushatën elektorale. Të flasimpër një gjë më të çmuar, për shëndetin. Ju me të drejtë thoni për mjaft të sëmurë me sëmundje të rënda, “dje ishte shumë mirë, nga iu shpif kjo sëmundje”. Pyetje shumë e drejtë nga ju, por përgjigjen e madhe e kemi tashmë. Jo më larg se pak ditë më parë u bënë publike rezultatet e një studimi të instituti italian ‘Neotes’ ku është matur ambientin në Tiranë në 20 pika dhe rezulton në nivele të frikshme të substancave kancerogjene si benzini dhe dioksidit të azotit.

Profesioni im është mjekësia e mjedisit, ndotja ambientale dhe ndikimi në shëndet. Ju them se vërtetë jemi në një situatë vërtetë kritike. Benzeni është substancë kancerogjene e nivelit të parë, shkaktare e leuçemive, me sëmundjet kanceroze. Dioksidi i azotit shkaktar të sëmundjeve të frymëmarrjes dhe të zemrës. Të treja së bashku, kanceri, sëmundjet e zemrës, të mushkërive, janë shkaktarët kryesorë për vdekshmërinë e njerëzve në Shqipëri dhe kudo në botë. Arsyeja e kësaj situate në Tiranë? Kemi të bëjmë me ndërtime pafund që i kanë mbytur mushkëritë Tiranës, Tirana nuk merr frymë. Një trafik që në vend të lehtësohej, është rënduar në mënyrë çnjerëzore.

Pluhurat e ndërtimit, ju bashkëjetoni me to dhe thithni atë ajër. Në 24 orë në 24 ne thithim një ajër të tillë. Do ishte më i pastër po të mos ekzistonte batërdia e ndërtimeve pafund dhe trafiku që sajoje qëllimisht në mënyrë që të shpenzohet karburanti dhe të fitojnë ata që shesin naftën dhe pluhurat e ndërtimit të atyre që duan të fitojnë shumë para, e kanë bërë këtë qytet të pajetueshëm.

Mendoni për qindra e mijëra të sëmurë me sëmundje kronike, mendoni për qindra të sëmurë të tjerë që kaluan COVID-in dhe ngelën me pasoja po përballen me këtë ajër. është një situatë, po ua them si profesionist, po flet Petrit Vasili si profesionist, duhet patjetër të shëndoshim Tiranën. Prandaj në 14 Maj të votojmë për ndryshim. Tirana mbytet nga kullat e betonit, që helmohen qytetarët e saj, është një vrasëse e jetës tonë. Ajri i helmon të gjithë njëlloj. Të gjithë duhet të votojmë për shëndetin, të votojmë në emër të shëndetit. Kjo është një ftesë shumë miqësore prej mjeku dhe jo prej 

Read Previous

Fushatë për PS në Facebook-un e bashkive, KQZ gjobit me 100 mijë lekë 15 kryebashkiakë

Read Next

A janë automjetet elektrike një gabim i shtrenjtë?