Fushatë për PS në Facebook-un e bashkive, KQZ gjobit me 100 mijë lekë 15 kryebashkiakë

Vendosja e rrjeteve sociale të bashkive që drejtojnë pas zgjedhjeve mono-partiake të 2019-ës në funksion të fushatës së Edi Ramës për zgjedhjet lokale të 14 Majit, u ka kushtuar shtrenjtë 15 kryebashkiakëve të majtë.

Kjo pasi, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) duke marrë në konsideratë konstatimet për shkelje ligjore nga ana e KQZ ka vendosur t’i gjobisë 15 prej tyre, përfshirë Safet Gjicin, Gledian Llatjan e Pjerin Ndreun, me 100 mijë lekë gjobë.

Vendimi u mor pasi postimet në faqet zyrtarevtë Facebook apo Instagram të njësive të qeverisjes vendore të drejtuara prej tyre u konsideruan si shkelje administrative.

Ditën e djeshme, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi kishte kërkuar ndëshkimin me 30 mijë lekë gjobë të 20 kryetarëve të bashkisë dhe 8 zyrtarëve të ministrive të vendit për shkeljet e rregullave zgjedhore në kuadër të fushatës zgjedhore të 14 majit, gjë që Kodi Zgjedhor e ndalon rreptësisht.

Në vendimin e marrë ditën e sotme, KAS ka rritiur edhe vlerën e gjobës duke e çuar në 100 mijë lekë.

Kryebashkiakët e gjobitur:

Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh

Andi Salla, Kryetar i Bashksë Cërrik

Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier

Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë Elbasan

Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë

Klement Ndoni, Kryetar i Bashkisë Këlcyrë

Erion Isai, Kryetar i Bashkisë Kolonjë

Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës

Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë

Eriselda Sefa, Kryetare e Bashkisë Lushnjë

Qerim Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër

Nuri Belba, Kryetar i Bashkisë Përrenjas

Pali Kolevski, Kryetar i Bashkisë Pustec

Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec

Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak.

Read Previous

Malltezi: Veliaj do të shembë pallatet e vjetra dhe tokën do t’ia dhurojë oligarkëve

Read Next

Vasili: Jemi të rrezikuar. Në Tiranë thithim ajër kancerogjen!