Ursula Von der Leyen në Tiranë/E ardhmja e Shqipërisë është në BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen mbërriti në Tiranë paraditen e sotme për të nisur turin e vizitave në Ballkanin Perëndimor. Ajo u prit me një ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave, për të kaluar në takimin zyrtar dhe më vonë në një konferencë të përbashkët.

Von der Leyen më pas u takua me Kreun e Shtetit Ilir Meta në presidencë.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ursula Von der Leyen dha një mesazh të qartë, ajo u shpreh se “e ardhmja e Shqipërisë është në BE”

“Ndaj më lejoni të shprehem shumë qartë se ardhmja e Shqipërisë është në BE. E di që ky është borxhi që ne i kemi të rinjve. Shqipëria i ka kryer detyrat, e di që ka qenë një rrugë e gjatë dhe tani jemi ne ata që duhet të bëjmë pjesën tonë dhe ky është borxhi që ne i kemi rinisë shqiptarë që besojnë tek BE dhe e shikojnë vetën si qytetarë të ardhshëm të BE. Më lejoni t’iu uroj që Tirana u zgjodh si qyteti evropian i vitit 2021. Së pari është rimëkëmbja nga pandemia dhe kemi dy shtylla kryesore, nga njëra anë kemi vaksinimin pra rimëkëmbjen nga pandemia dhe rimëkëmbjen ekonomike. Këtu skuadra Evropë do të qëndrojë krah jush. jemi të gatshëm ta tejkalojmë, dhe skuadra BE ka dhuruar më shumë 4430 mijë doza vaksinash. Sa i përket pandemisë dhe më lejoni t’iu përgëzoj sepse Shqipëria është bërë pjesë e BE-së për certifikatën Covid-19. Pra që të jeni plotësisht të vaksinuar me vaksinat e miratuara nga EMA. Sa i përket rimëkëmbjes, ne kemi mobilizuar 3.3 miliardë euro Shqipëria ka marrë 230 milionë euro me grante dhe financime në mënyrë që t’iu ndihmojmë në rimëkëmbjen e pandemisë. Të rinjtë meritojnë një të ardhme më dixhitale, ata meritojnë për vende pune që janë të mirëpaguara. Ky është edhe plani ynë i investimeve në tryezë ne kemi vënë 9 miliardë euro. Ne do të propozojmë edhe një shtesë prej 6 milionë eurosh për këtë vit. Është thelbësore që të 6 partnerët në rajon të ecin përpara në integrimin rajonal. Unë jam mbështetëse e plotë e Procesit të Berlinit. Shqipëria dhe e ardhmja e saj do të jetë në BE dhe nuk ka pikë dyshimi. Prandaj unë jap mbështetjen e plotë për të ecur përpara drejt integrimit. Unë jam e vendosur që kjo të bëhet realiteti dhe të fillojnë bisedimet për anëtarësim. Dhe unë dua shumë që ky proces të ecë përpara,” është shprehur Von Der Leyen.

Sa i përket nismës Open Balkan, Presidentja e Komisionit Europian u shpreh se BE mbështet çdo lloj nisme që krijohet në përputhje me procesin e Berlinit.

“Unë mendoj se nëse shikojmë ecurinë ekonomike si edhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike si edhe ky treg i përbashkët rajonal, unë mendoj se Procesi i Berlinit është kuadri që po përdorim dhe po e shtyn procesin e integrimit përpara. Dhe kjo ka qenë përvoja jonë me tregun tonë të përbashkët në BE.  Çfardo lloj iniciative brenda procesit të Berlinit, mirëpritet prej nesh. Ne nuk duhet të shikojmë me imtësi fjalët po kontekstin. Të jetë një proces i hapur gjithëpërfshirës dhe që thellon marrëdhëniet ndërmjet vendeve dhe bashkëpunimin ndërmjet ekonomive. Dera është e hapur dhe po hapet gjithnjë e më shumë ju keni ecur goxha keni bërë shumë punë në të shkuarën dhe ka punuar fort për të gjitha ndryshimet dhe për këtë duhet të jeni krenar. Ne duam që ju të jemi krah nesh. Ne po punojmë fort që Shqipëria të anëtarësohet në BE në mënyrë që realiteti të bëhet vendi juaj në BE.” është shprehur Von der Leyen.

Ursula Von der Leyen reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale pas takimit me kryeministrin Edi Rama.

Von der Leyen u shprehur e kënaqur që turin në Ballkanin Perëndimor e nisi nga Shqipëria.  Ajo tha se Shqipëria ka bërë përparim të mirë me Reformën në Drejtësi.

Statusi i plotë i Ursula Von der Leyen

E kënaqur që fillova vizitën time në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri. Mesazhi im është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në BE. KE  i qëndron fort këtij angazhimi. Me përparim të mirë në reformat në drejtësi, Shqipëria ka arritur qartë. Tani BE -ja duhet të bëjë gjithashtu.

Delighted to start my visit to the Western Balkans in Albania. My message is clear: Albania’s future is in the EU.   The @EU_Commission stands firmly by this commitment.   With good progress on justice reforms, Albania has clearly delivered. Now the EU should do too.

 

Pas takimit me Ramën, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen zhvilloi një takim me presidentin e vendit Ilir Meta në Presidencë.

Përmes një postimi në twitter, ajo ndau çështjet kryesore që diskutoi me Metën, “Vaksinimi kundër Covid-19, hapja e vendeve të punës dhe zhvillimi ekonomik”

Postimi i plotë i Ursula Von der Leyen

“Ne punojmë krah për krah për të siguruar një shërim të qëndrueshëm nga pandemia. Europa është në anën tuaj, me 430 000 doza të dhuruara për Shqipërinë. Prioritetet tona të përbashkëta: Shpejtoni vaksinimin; Krijimi i vendeve të punës dhe rritja me Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Von der Leyen.

 

/Kumtari/al/

Read Previous

Teogonia: Përplasja e Titanëve

Read Next

Viti i ri shkollor/Nxënës e prindër në kaos