Trump padit Twitter/Kërkon rikthim të llogarisë

Donald Trump, Presidenti i 45 -të i Shteteve të Bashkuara është mësuar të ketë ngritur një padi ndaj Twitter.

Sipas mediave amerikane, ish-presidenti i ka kërkuar gjykatës federale në Florida të detyrojë Twitter-in t’i rikthejë llogarinë e tij, me pretendimin se është shkelur Amendamenti i Parë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara.

Avokatët e Trump janë shprehur se Twitter “ushtron një fuqi dhe kontroll mbi diskursin politik në këtë vend që është i pamatshëm, historikisht i paparë dhe thellësisht i rrezikshëm për të hapur debat demokratik”.

Në padinë e ngritur pretendohet gjithashtu se Twitter zbaton politika selektive, duke lejuar anëtarët e rangut të lartë të talebanëve të kenë llogari aktive në Twitter edhe pse kanë bërë postime të vazhdueshme për pushtimet dhe fitoret e tyre ushtarake në Afganistan.
Në kohën kur ju pezullua llogaria në Twitter, Trump kishte më shumë se 88 milionë ndjekës.
/kumtari.al/

 

Read Previous

Barazia Gjinore: Ku bëhet poterja dhe ku realisht është arritur ajo në botë?

Read Next

Familja mbretërore mbështet Kate Middleton