Trajneri i Kombëtares: Kemi boksierë shumë më të mirë se Florian Marku

Zef Gjoni, trajner i Kombëtares së Boksit u shpreh për Euronews Albania se në Shqipëri ka boksierë më të mirë se Florian Marku.

Gjoni u shpreh se një nivel më lartë se Marku, janë Alban Beqiri dhe Denis Nurja.

“Floriani ka gjet sponsorë për t’i bërë publicitet, por ne kemi boksierë që sot janë në nivel më të mirë se Florian Marku në Shqipëri, që janë Alban Beqiri dhe Denis Nurja. Janë specialist, janë një nivel më lartë se Marku”, tha ai.

Teksa ka komentuar ndeshjen e ditës së djeshme që u luajt në stadiumin “Air Albania”,  Gjoni tha se Marku kishte një kundërshtar të dobët duke qenë se meksikani Miguel Parra, renditet në vendin e 260 në botë.

“Duke marrë parasysh që kundërshtari i Markut në renditjen e tij është I 30-të në Meksikë, ndërsa në botë është i 260, ku është konkurrenca, për çfarë titulli? Duhet të jetë në vendin e 1 ose të 2 e jo me të 2016. Kjo ndeshje lë për të dëshiruar. Unë nuk e di se ku ka konkurruar në cilën federatë, jam i paqartë. Nëse do të diskutohej ndeshja diku të tjetër do kishte shumë kritika”, tha ai.

Read Previous

Nga Sami Milloshi: Gjithçka në këtë botë, kalon përmes asaj vrimës së vogël të gjilpërës

Read Next

Hetimi SPAK për Metën/ Rama bën indiferentin