Hetimi SPAK për Metën/ Rama bën indiferentin

Kryeministri Edi Rama u pyet këtë të martë nga gazetarët në lidhje me nisjen e hetimeve nga SPAK për ish-presidenti Ilir Meta.

Gjatë një konfeference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Pettel, Rama zgjodhi t’i mos i përgjigjej pyetes, duke thënë se e ka parim që nuk flet përpara miqëve që duhen respektuar për akuza dhe probleme të politikës së brendshme.

“Për pyetjen e dytë unë nuk flas kurrë në prezencë të miqve që na vijnë nga jashtë.

Asnjhëerë ky është parimi im. Politika e brendshme nuk është një fushë që na takon ne si mikpritës të përfshijmë miqtë që jemi këtu për t’i nderuar.

Nuk flitet në gjuhë të huaj për probleme të politikës së brendshme për kundërshtarë politik, apo për akuza dhe stërakuza politike. Më vjen keq por për pyetjen e dytë nuk do t’u japë asnjë përgjigje”, tha Rama.

Read Previous

Trajneri i Kombëtares: Kemi boksierë shumë më të mirë se Florian Marku

Read Next

Thatësira në Evropë zbulon objekte historike