Time, Elon Musk Njeriu i Vitit

Elon Musk, i cili bëri emër me një gamë të gjerë kompanish nga sektori i automobilave deri tek kërkimet hapësinore, tërhoqi vëmendjen me risitë e tij në fushën e teknologjisë, duke lënë pas vetes shumë të pasur të tjerë me asetet e tij në vitin 2021.

Times zgjedh Elon Musk si ‘Njeriu i Vitit’

CEO i famshëm i Tesla dhe Space X u zgjodh si personi i vitit nga revista javore britanike Time dhe u vendos në kopertinën e numrit të fundit.

Ai ia doli të jetë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë vitit

Kryeredaktori i Time, Edward Felsenthal, në një transmetim direkt duke folur për Musk, i cili zotëron një pasuri prej 297 miliardë dollarësh u shpreh se: “ai është njeriu i cili po reformon jetën në tokë dhe ndoshta edhe jashtë saj”.

Më tej Felsenthal tha se: “Ne vumë re se, për shkak të përparimeve të tij gjatë 12 muajve të fundit, ai kurrë nuk ka qenë jashtë vëmendjes”.

Ai bëri histori me SPACEX
E themeluar në vitin 2002 nga një sipërmarrës afrikano-jugor, SpaceX bëri histori në shtator duke përfunduar misionin e saj të parë hapësinor me një ekuipazh tërësisht civil, duke përfshirë një të mbijetuar nga kanceri në fëmijëri.

Përtej pjesëmarrjes në atë që shumë e quajtën “gara hapësinore e miliarderëve”, SpaceX në Prill përzgjodh për të ndërtuar Stacionin Hapësinor të gjeneratës së ardhshme të NASA-s.

Firma e Musk ka mundur dy kandidatë të tjerë, përfshirë edhe kompaninë e Jeff Bezos, Blue Origin, me një kontratë 3 miliardë dollarë.

Krijoi Robotin e Inteligjencës Artificiale

Tesla, kompania tjetër e 50-vjeçarit Musk, njoftoi se do të vazhdojë të bëjë përparim në teknologji duke zhvilluar një robot humanoid me inteligjencë artificiale të quajtur “Tesla Bot” vitin e ardhshëm.

Pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, ne jemi në këtë epokë të re të praruar ku shumë nga jeta jonë është formësuar nga këta liderë shumë të pasur të teknologjisë, edhe në këtë moment të jashtëzakonshëm pabarazie.” tha Felsenthal.

 

 

Read Previous

Arian Çani: Yuri Kim largohet nga Shqipëria në fund të janarit

Read Next

Debati ‘kush je ti” vazhdon të marrë jetë njerëzish në shqipëri