Debati ‘kush je ti” vazhdon të marrë jetë njerëzish në shqipëri

Jurgen Duka (Mëziri), 29 vjeç, u plagos rëndë në një supërmarket në Tiranë në rrugën “Irfan Tomini” pas mesnate nga një person ende i panjohur për policinë.

Duka, një person me të kaluar kriminale sipas Policisë, ishte me shokun e tij O.D kur hynë në market të dehur dhe sipas dëshmisë së shokut, aty nisën një konflikt me një person të panjohur, që nuk ka duruar gjatë pas debatit “Kush je ti e kush e jam unë” dhe e ka qëlluar.  Më pas është  larguar me shpejtësi.

Duka i plagosur është dërguar me urgjencë tek Trauma po nuk ka arritur të mbijetojë. Cili është vrasësi, ende nuk dihet. Policia ka marrë në pyetje shokët e viktimës.
Në njoftimin e Policisë së Tiranës thuhet:
Me datë 14.12.2021, rreth orës 00:20, në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi J.D. (M)., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar.

Personi ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shtetasi J. D. (M)., rreth 29 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi J. D. (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes.

Janë marrë në pyetje shoku i shtetasit J. D. (M)., dhe persona të tjerë në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit.”

Read Previous

Time, Elon Musk Njeriu i Vitit

Read Next

Fenomeni Angela Merkel