Thirrja e Këlliçit: Largimi i Veliajt, mënyra më e mirë për t’u bashkuar

Belind Këlliçi ka një thirrje jo vetëm për demokratët, por edhe për qytetarët e thjeshtë, të pavendosurit e socialistët e zhgënjyer. 

Çim Peka Live, Këlliçi kishte një mesazh edhe për atë pjesë të PD që nuk i është bashkuar shumicës.

“Politikisht ndahem me një pjesë në PD, por njerëzisht sa kohë bien dakord që Veliaj është një e keqe e madhe, kjo është mënyra më e mirë për t’u bashkuar me njëri-tjetrin”, tha Këlliçit.

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi tha se në 14 maj do të largohet një model që nuk i shërben qytetarëve, që quhet Erion Veliaj.

Ky njeri (Veliaj) që paska aq shumë para se të blejë votat…edhe një votë prish punë. Unë po të dal edhe përtej PD-së, jo vetëm brenda PD. Unë gjykoj që është detyrë e imja që të bashkoj sa më shumë. Një nga arsyet më madhore që demokratët dhe jo vetëm, por një bashkim i atyre që vijnë nga Shoqëria Civile, i të lëkundurve, të pavendosurve madje edhe i socialistëve, do të vijë si një bashkim për shkak se duhet larguar një model nga Tirana që nuk i shërben qytetarëve të Tiranës që quhet Erion Veliaj. S’më ke parë në asnjë moment që të godas nën brez, apo të linçoj askënd, miqtë, apo ishj-kolegët brenda PD. Politikisht ndahem me një pjesë në PD, por njerëzisht sa kohë bien dakord që Veliaj është një e keqe e madhe, kjo është mënyra më e mirë për t’u bashkuar me njëri-tjetrin“, tha Këlliçi.

Read Previous

Hakerat publikojnë të dhënat për 1 mijë llogari bankare të shqiptarëve

Read Next

Burri i pastrueses që vodhi punonjësen e Ahmetajt aleat i Ramës në politikë