Hakerat publikojnë të dhënat për 1 mijë llogari bankare të shqiptarëve

Një listë e re me emrat e 1 mijë personave, kompanive e institucioneve si dhe të dhënat e tyre janë publikuar sot nga hakerat iranianë. Bëhet fjalë për të dhënat bankare, gjendja e parave në llogari, IBAN, numrat e telefonit dhe adresat e e-mailit e ato fizike.

Kjo nuk është hera e parë që hakerat e HomelandJustice publikojnë të dhëna mbi qytetarët shqiptarë, pasi kujtojmë se më parë janë publikuar të dhënat mbi zyrtarë të ndryshëm si ish-kreu i SHISH dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Muhamet Rrumbullaku, si dhe udhëtimet me avion të kryeministrit Rama.

Read Previous

Misteri i 404 mijë eurove/ VOA: Askush nuk po i denoncon si të humbura

Read Next

Thirrja e Këlliçit: Largimi i Veliajt, mënyra më e mirë për t’u bashkuar