Burri i pastrueses që vodhi punonjësen e Ahmetajt aleat i Ramës në politikë

Spartak Dobi, burri i pastrueses Rozeta Dobi, është kryetar i një partie politike. Mediat raportojnë se në regjistrin e partive politike në KQZ ai rezulton si kryetar i Partisë së Pajtimit Kombëtar Shqiptar. Kjo është një prej partive të vogla që dalin në dritë vetëm në momentin e zgjedhjeve.

Ish-polici në pension ka marrë pjesë edhe në disa zgjedhje. Masje partia e tij ka bërë koalicion edhe me Partinë Socialiste në zgjedhjet lokale të vitit 2015. Bashkë me 23 parti të tjera të vogla ato u futën në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”.
Bashkëpunimi vazhdoi edhe në 2019-ën, në zgjedhjet lokale, ku për të goditur bojkotin e opozitës, PS thirri në ndihmë aleatët, mes tyre dhe Spartak Dobin.

Read Previous

Thirrja e Këlliçit: Largimi i Veliajt, mënyra më e mirë për t’u bashkuar

Read Next

Mosdorëzimi i Dorëheqjes në Gjykatë nga ana e Lulzim Bashës & Gazmend Bardhit në Europë Konsiderohen Akt Penal