Tërmeti 5.8 ballë në Kretë, sizmiologu i njohur grek: Nuk pritej i kësaj shkalle, s’e dimë nëse është paralajmërim për të tjera lëkundje

Një tërmet me magnitutë 5.8 ballë të shkallës rihter goditi ishullin e Kretës këtë të hënë, duke shënuar deri më tani dhe 1 viktimë. Lidhur me ngjarjen, ka reaguar profesori grek i gjeodinamikës, Efthymis Lekkas, i cili thotë se nuk pritej të kishte tërmet të kësaj shkalle.

Gjithashtu Efthymis Lekkas tha për mediat greke, se ata nuk e dinë madje nëse kjo është lëkundja më e fortë apo është paralajmërimi i një tërmeti tjetër më të madh.

“Tërmeti i fortë në Kretë ishte si një rrufe në qiell të hapur. Ne nuk prisnim lëkundje kaq të forta pas tërmeteve që kanë rënë në ishull gjatë kohëve të fundit. Madje ende nuk dimë nëse kjo është lëkundja më e fortë apo do të ketë të tjera më pas. Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë dhe të rrinë jashtë shtëpive të tyre të paktën deri në mbrëmje”, tha ai./27.al

Read Previous

Basha urim për ditën e parë të shkollës

Read Next

”E PABESUESHME: Florentino Pereze ‘pa dashtë’ zbulon transferimin e yllit Botëror te Real Madrid!?“