Basha urim për ditën e parë të shkollës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një urim për nxënësit dhe mësuesit për ditën e parë të shkollës.

Kryetari Basha e ka vënë theksin te kujdesi që duhet të tregohet për mbrojtjen e shëndetit për shkak të situatës së pandemisë.

Ai e ka shoqëruar urmin me një video nga momentet e ditës së sotme në shkolla.

 

Mesazhi i kryetarit Basha

Urime të përzemërta nxënësve dhe mësuesve, anembanë Shqipërisë në nisjen e këtij viti shkollor! Urime prindërve që përmes punës dhe sakrificave ushqejnë ëndrrat dhe ambiciet e fëmijëve të tyre!

Urime vogëlushëve që plot emocione ulen për herë të parë në bankat e shkollës, në hapjen e një kapitulli të rëndësishëm për jetën e tyre dhe gjithë shoqërisë sonë! Edhe ky vit i ri shkollor do të jetë sfidues për shkak të pandemisë, ndaj kujdesi nuk duhet të mungojë për të mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit dhe të familjeve tuaja. Suksese të gjithëve.

Read Previous

Rama për Open Balkan/ Tani jam edhe më i bindur që është rruga jonë e përbashkët

Read Next

Tërmeti 5.8 ballë në Kretë, sizmiologu i njohur grek: Nuk pritej i kësaj shkalle, s’e dimë nëse është paralajmërim për të tjera lëkundje