”E PABESUESHME: Florentino Pereze ‘pa dashtë’ zbulon transferimin e yllit Botëror te Real Madrid!?“

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez “rastësisht” tha në një bisedë jozyrtare me tifozët e skuadrës se Killian Mbape do të mbërrinte verën e ardhshme.

Pas ndeshjes mes Real Madrid kundër Villarreal, tifozët u takuan me Perez në dalje të stadiumit, dhe e pyetën se kur do ta sillte Mbape në Madrid, ndërsa ai u përgjigj: “Verën e ardhshme”, përcjell 24shi

“As” njoftoi se Perez ka gati një kontratë gjashtë vjeçare për Mbape, i cili donte të transferohej në Madrid këtë verë, por PSG refuzoi ta shiste atë.

Kontrata e Mbape përfundon verën e ardhshme, por pavarësisht presionit të madh nga PSG për të vazhduar bashkëpunimin, ai është ende i vendosur të vazhdojë karrierën e tij në Real Madrid./News24.info

Read Previous

Tërmeti 5.8 ballë në Kretë, sizmiologu i njohur grek: Nuk pritej i kësaj shkalle, s’e dimë nëse është paralajmërim për të tjera lëkundje

Read Next

FOTO/ Gafa gjatë votimit e kandidatit për kancelar të Gjermanisë