Tërhiqet Erdogan/ Do të mbështesë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Turqia ka rënë dakord të mbështesë anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë, ka konfirmuar presidenti finlandez, Sauli Niinisto, të martën, shkruan BBC.

“Progresi erdhi pas të tre vendet nënshkruam një memorandum të përbashkët për të zgjeruar mbështetjen e plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit”, ka thënë Niinisto.

Marrëveshja u konfirmua pas takimit të ministrave të Jashtëm në samitin e NATO-s në Madrid.

Ministrat e Jashtëm të Turqisë, Suedisë dhe Finlandës kanë nënshkruar një memorandum për anëtarësimin e dy shteteve nordike në NATO, duke hequr bllokimin turk në procesin e anëtarësimit.

Përpjekja e shteteve nordike për t’u bashkuar me aleancën hasi në një pengesë kur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ata mbështesin militantët kurdë.

Read Previous

Brisida Shehaj: Gjatë kohës që drejtoja tatimet kam dhënë disa herë dorëheqjen

Read Next

Shqipëria fiton medaljen e parë Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”