Brisida Shehaj: Gjatë kohës që drejtoja tatimet kam dhënë disa herë dorëheqjen

Nënkryetarja e LSI-së, Brisida Shehaj ka folur në lidhje me periudhën kur ishte drejtoreshë e Tatimeve.

E ftuar në emisionin Frontline, Shehaj, zbuloi se asnjëherë nuk ka pasur qëllim karrierën politike, ndërsa ka shtuar se urdhra nga kryeministri Rama nuk ka marrë asnjëherë.

“Nuk kam pasur asnjëherë qëllim karrierën politike. Asnjëherë nuk më dalin në debat publik. Nuk është çështje pakënaqësie, pro ndryshe e shoh sot. Atëherë isha 29 vjeç, vija nga sistemi bankar kisha, 3 vite drejtoreshë. Isha mësuar ti shërbeja qytetarit dhe u gjendja në një situatë kur mu desh të ndryshoja shumë gjëra. Replikoja çdo ankesë në telefonin tim. Shumë interesa të shëmtuara, shumë skuthlliqe lart e poshtë. Kisha armik kryesor Rilindjen jo opozitën”, tha ajo.

Ndër të tjera Shehaj ka treguar se nuk ka marrë kurrë urdhra ndërsa thekson se ka dhënë mbi 20 herë dorëheqjen.

“E kam thënë disa herë mua Rama nuk më ka ndërhyrë kurrë. Kam dhënë mbi 20 herë dorëheqjen. Nëse do dikush ta bëjë më mirë se unë, nuk e kisha me tapi e pronë të babës por urdhra, kurrë. Ata që thonë që kam marrë urdhra, është shumë e thjeshtë, mos prano urdhrin bëj detyrën ose largohu.Unë jam larguar nga gjitha ajo filozofi”, vijoi më tej Shehaj.

Read Previous

Kryemadhi flet për angazhimin e LSI në protestën e 7 korrikut të thirrur nga PD

Read Next

Tërhiqet Erdogan/ Do të mbështesë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO