Shqipëria fiton medaljen e parë Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Shqipëria ka fituar medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që po mbahen në Algjeri. Mundësi Zelimkhan Abakarov është shpallur kampion në peshat 65 kg në stilin e lirë.

Abakarov bëri një ndeshje fantastike në finale, teksa e dominoi tërësisht sfidën kundër egjiptianit Yehia Hafez dhe triumfoi me rezultatin 11-0, duke marrë medaljen e arit.

Kështu suksesi i parë kuqezi në Oran mban firmën e sportit të mundjes. Zelimkhan Abakarov siç dihet është një sportist nga Çeçenia, i afruar nga Federata Shqiptare e Mundjes dhe i pajisur me pasaportë shqiptare disa muaj më parë.

Read Previous

Tërhiqet Erdogan/ Do të mbështesë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Read Next

“Gojën njerëzit nuk e kanë vetëm për bukë”/ Manjani tregon arsyet pse duhet të protestojnë shqiptarët