Tensionet në Ukrainë mund të tronditin tregjet në javën e ardhshme

Aksionet ka të ngjarë të jenë të paqëndrueshme në javën në vijim, ndërsa investitorët vëzhgojnë tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës dhe debatojnë se sa shpejt Rezerva Federale mund të rrisë normat e interesit, shkruan CNBC.

Tregjet u tronditën javën e kaluar dhe yield-et e obligacioneve u rritën pasi një lexim i nxehtë i inflacionit të enjten përmbysi shumë parashikime të Wall Street, për rritje të normave të interesit.

Investitorëve iu dha një tjetër goditje të premten pasi Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se Rusia mund të pushtonte Ukrainën gjatë Lojërave Olimpike. Si SHBA ashtu edhe Britania e Madhe kanë bërë thirrje që qytetarët e tyre të largohen nga Ukraina sa më shpejt të jetë e mundur.

©kumtari.al

 

Read Previous

Keni plane për fundjavë? / Ja si parashikohet moti sot dhe nesër

Read Next

Të shpëtojmë bujqësinë