Keni plane për fundjavë? / Ja si parashikohet moti sot dhe nesër

Sipas SHMU, ditën e sotme moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë intervalet me kthjellime të herëpashershme.

Përkeqësimi i mëtejshëm i kushteve atmosferike pritet për ditën e Diel. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Për këto dy ditë era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8-12m/s.

©kumtari.al

Read Previous

SHBA thotë se Rusia mund të sulmojë Ukrainën në çdo kohë

Read Next

Tensionet në Ukrainë mund të tronditin tregjet në javën e ardhshme