Sulmi i armatosur ndaj nxënësve në Beograd, Kurti: Ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit të armatosur që ndodhi të mërkurën në një shkollë në Beograd, ku mbetën të vrarë tetë nxënës dhe roja.

Kurti përmes një postimi në Twtter ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike”, ka shkruar Kurti.

Lidhur me këtë ngjarje dje ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani. Osmani në një postim të Twitter u ka shprehur ngushëllime familjarëve të nxënësve që humbën jetën.

Për këtë ngajrje ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku. “Ditë tragjike në Serbi. Ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre”, ka shkruar Çitaku.

Tetë fëmijë dhe një roje u vranë mëngjesin e së mërkurës në një sulm të armatosur nga një nxënës trembëdhjetë vjeçar në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit.

Gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues u plagosën ndërsa sulmuesi u arrestua.

Read Previous

Erion Veliaj shpallet person në “kërkim”!

Read Next

Trump: Nëse rizgjidhem president, i jap fund luftës në Ukrainë brenda 24 orëve