Erion Veliaj shpallet person në “kërkim”!

Tirana është mbushur me postera mbrëmjen e kësaj të mërkure.

“Wanted Erion Veliaj për debat me Belon, ta gjeni ku është dhe ku s’është”, shkruhet në këto postera.

Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi e ka ftuar disa herë Veliajn në debat publik, por kryebashkiaku ka refuzuar.

Veliaj heziton ballafaqimin në debat televiziv për shkak të bilancit katastrofik që ka në drejtimin 8-vjeçar të Tiranës.

Erion Veliaj bëri të kundërtën e atyre që premtoi nga lejet e ndërtimit, investimet në infrastrukturë, shkolla e kopshte, taksat dhe tarifat vendore të rritura, e deri te furnizimi me ujë të pijshëm.

Read Previous

Akuzat e motrave Haklaj/ Reagon Berisha: Ato janë vrasëse

Read Next

Sulmi i armatosur ndaj nxënësve në Beograd, Kurti: Ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre