Trump: Nëse rizgjidhem president, i jap fund luftës në Ukrainë brenda 24 orëve

Ish-Presdenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nëse rizgjidhet sërish president, do t’i japë fund luftës në Ukrainë në vetëm 24 orë.

Në një intervistë me Nigel Farage në “GB News”, ish Presidenti  tha se:

“Nëse do të isha president, do ta përfundoja atë luftë brenda një dite. Do të duheshin 24 orë për t’i dhënë fund. Ajo marrëveshje do të ishte e lehtë. Ka të bëjë shumë me paratë. Ajo luftë duhet të ndalet. Është një fatkeqësi.”

Trump po planifikon një ofertë të dytë për presidencën në vitin 2024, pavarësisht se po përballet me një mori padish dhe hetimesh të mëdha.

Read Previous

Sulmi i armatosur ndaj nxënësve në Beograd, Kurti: Ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre

Read Next

“Michael Jackson më mbështet mua”, Këlliçi ironizon propagandën e VIP-ave për Veliajn