Sondazhi/ Si e shohin shqiptarët dorëheqjen e Lulzim Bashës

4 në 5 qytetarë (80,5%) në Shqipëri e shohin si pozitive dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike. Vetëm 8% e shqiptarëve e shohin këtë dorëheqje si diçka negative.

Del sondazhi/ Si e shohin shqiptarët dorëheqjen e Lulzim Bashës

Mes shqiptarëve që në zgjedhjet e fundit parlamentare votuan Partinë Demokratike, përqindja është edhe më e lartë. Vetëm 1 në 10 votues të djathtë (10%) e shohin dorëheqjen e Bashës si diçka negative.

Del sondazhi/ Si e shohin shqiptarët dorëheqjen e Lulzim Bashës

Mes qytetarëve (82%) por edhe në mesin e atyre që votuan Partinë Demokratike (82,6%) në zgjedhjet e 2021-it, mbizotëron mendimi se Basha nuk duhet të kandidojë përsëri për kryetar të PD.

Del sondazhi/ Si e shohin shqiptarët dorëheqjen e Lulzim Bashës

3 në 4 shqiptarë (73%) e vlerësojnë negativisht drejtimin e Partisë Demokratike nga Lulzim Basha. Thuajse 80% e votuesve të PD në zgjedhjet e fundit, e vlerësojnë negativisht drejtimin e partisë demokratike nga Basha.

Del sondazhi/ Si e shohin shqiptarët dorëheqjen e Lulzim Bashës

Gjetjet janë të Barometrit ne Euronews Albania, kryer nga MBR dhe Data Centrum në nivel kombëtar në datat 25 Mars – 5 Prill me 1000 intervista ballë për ballë. /Euronews Albania

Read Previous

Berisha: Alibeaj u soll si ministër i Ramës, dështoi mbledhja e planifikuar

Read Next

Nga Sali Berisha: Qelitë e narkoshtetit, si biruca vdekjesh të sigurimit të shteti!