Nga Sali Berisha: Qelitë e narkoshtetit, si biruca vdekjesh të sigurimit të shteti!

Statusini plotë i Sali Barishës në lidhje me vdekjen e të riut në burgun e Kavajës: 

Ilvi Meta vdiq brenda disa oreve ne qeline e
zeze ne rrethana tejet te dyshimta.
Seriali i vdekjeve te te rinjve ne qeli, tipar mizor i narkokomisariateve te Edvinit!

Te dashur miq, viktima e radhes se terrorit psikologjik ndaj qytetareve qe ushtrohet ne qelite e ferrit te narko diktatures eshte 28 vjeçari nga Kavaja, Ilvi Meta, i cili humbi jeten mbreme ne rrethana teper te errta ne narkokomisariatin e Kavajes.

I ndjeri ishte burgosur per nje veper penale qe nuk kalonte vleren e nje dere duralumini, per te cilen mund te denohej jo me shume se 6 muaj burg ose me kusht.

Narkopolicia e deklaroi menjehere vetvrasje dhe se ai ishte varur ne ushkurin e kapuçit te tutave, kurse familja shprehet se djalin e vdiq policia. Shoket e tij pohojne se se ai ishte nje çun i hedhur dhe nuk kishte patur ndonjehere shenja te problemeve psikologjike apo psiqike.

Te dashur miq, se pari shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes se te ndjerit Ilvi Meta per humbjen e dhimbshme te birit tyre.

Se dyti denoj me ashpersine me te madhe si vrasje shteterore vdekjen tragjike te te riut Ilvi Meta ne birucat e ferrit te narkopolicise. Ai ishte ne qeli ne nje komisariat policie ne cdo vend ku sundon ligji, ai ishte me i sigurt per jeten nga vetja dhe te tjeret se ne çdo vend tjeter.

Vrasja e tij eshte shteterore edhe ne rast se ai ka varur veten ne nje kordon, mjet te cilin policia duhet t’ja hiqte menjehere pas ndryrjes ne qeli.

Tragjike, çnjerezore eshte se ne Shqiperi njelloj si ne diktaturat me te egra, qelite e zeza te komisariateve jane shnderruar ne dhoma vdekje qe marrin jete te rinjsh por dhe te tjereve ne to.

Vdekjet ne qelite e zeza te komisariateve keto vitet e fundit jane me shume se sa ato te 30 viteve te marra se bashku.

Kujtoj ketu vrasjen e te riut rom ne Korçe, Enea Ftoj, shpallur vetvrasje nga policia; djegien per se gjalli te Arben Micit ne qeli ne komisariatin e Kamzes dhe se fundi nje muaj me vone vdekja tragjike e Ilvi Metes ne komisariatin e Kavajes!

I bej thirrje Komisionit te te Drejtave te Njeriut prane OKB, Komisionit Kundra Tortures prane Keshillit te Europes te ndermarrin nje hetim te gjere e te thelluar mbi kushtet infernale ne burgjet dhe qelite e komisariateve te narkopolicise se Shqiperise, sjelljet shtazore te zyrtareve me uniforme me te burgosurit dhe te ndaluarit ne keto burgje dhe qeli te vdekjes.

Read Previous

Sondazhi/ Si e shohin shqiptarët dorëheqjen e Lulzim Bashës

Read Next

Rritja e çmimeve/ Nisin kufizimet e tregtimit të vajit të lulediellit