Berisha: Alibeaj u soll si ministër i Ramës, dështoi mbledhja e planifikuar

Berisha deklaroi në studion e “Open” të Eni Vasilit, se Alibeaj ka dështuar në mbledhjet e organisuara dhe nuk realizoi asgjë.

“Dështoi plotësisht nuk realizoi asgjë në mbledhje. Deputetët ia kundërshtuan plotësisht qëndrimet dhe doli si një ministër i Edi Ramës. Partia përfaqësohet nga forume të zgjedhura.
Shumë shpejt të gjithë do jenë në aktivitetet e PD. Le të bëjnë ç’të duan ata që hiqen si ministra të Edi Ramës”, tha Berisha.

Pse 35 deputetë nuk morën pjesë në Kuvendin e 30 Prillit?

Berisha: Janë në meditim.

Jam i bindur se deputetët do jenë tek shumica. Unë kam besim në botëkuptimin e tyre dhe ndërgjegjien e tyre politike.

Read Previous

A u bashkua apo u përça PD? Berisha: Kishte kryetarë degësh që u zgjodhën sërish pa ardhur në Foltore

Read Next

Sondazhi/ Si e shohin shqiptarët dorëheqjen e Lulzim Bashës