Skuadra Kombëtare e Futbollit të Argjentinës është kampionia e botës- Katar 2022

Argjentina është kampione e Botës.

Finalja u vendos nga penalltitë pasi 120 mintutat përfunduan në barazim 3-3.

Golat gjatë minutës së rregullt u shënuan nga Messi (23’, 109), Di Maria (36’), Mbappe (80’, 81’, 118’).

Nga pika e bardhë e penalltive lojtarët e Argjentinës u treguan më të saktë duke i dhënë Kupën e tretë në historinë e futbollit.

Për francezët gaboi nga pika e bardhë Coman dhe Tchouameni, ndërsa argjentinasit nuk gabuan në asnjë penallti të gjuajtur duke bërë të mundur fitoren e kupës së botës.

Për Argjentinën kjo kupë vjen që nga viti 1986. Ndërsa Franca e fitoi në vitin 2018 për herë të fundit.

Pas sfidës u dhanë edhe çmimet personale për disa lojtarë në disiplina të ndryshme

Portieri më i mirë i Botërorit rezultoi ai i i argjentinasve, Emiliano Martinez, ndërsa lojtari i ri më i mirë  i Botërorit u shpall 21-vjeçari Enzo Fernandez.

Këpuca e Artë e Botërorit i takoi  francezit Kylian Mbappe, me 8 gola. Tani ai numëron 12 gola të shënuar në 2 botërorë, duke qenë vetëm 4 gola larg rekordit të 16 golave të shënuar nga Miroslav Klose.

Lojtari më i mirë i këtij kompeticioni u kurorëzua Leo Messi.

Read Previous

Këlliçi i përgjigjet me fakte aludimeve për shembjet e shrëpive te Rr. “Myslym Keta”

Read Next

“U krijua panik, një burrë ishte mbuluar me çarçaf”- Dëshmitë e para pas ekzekutimit të shqiptarit në Athinë!