“U krijua panik, një burrë ishte mbuluar me çarçaf”- Dëshmitë e para pas ekzekutimit të shqiptarit në Athinë!

Larja e hesapeve është pista kryesore ku po hetojnë autoritetet greke për vrasjen e shqiptarit në Athinë dhe plagosjes së shokut të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi jashtë ambienteve të një lokali, kur një person i maskuar afrohet dhe qëllon mbi dy shqiptarët, ku njëri mbeti i vrarë ndërsa një tjetër u plagos.

Plumbat kanë kapur edhe një grua, e cila ishte në lokal. Edhe ajo mbeti e plagosur dhe u transportua në spital.

Një dëshmitar okular përshkruan ngjarjen duke thënë se ka shkaktuar shumë panik.
“Ishim duke ngrënë dhe dëgjuan të shtëna. U futëm në panik. Pas pak minutash mbërriti policia dhe më pas një ambulancë. Burri që morën në ambulancë ishte gjallë. Por brenda dyqanit ishte ende një burrë i mbuluar me çarçaf”.

Read Previous

Skuadra Kombëtare e Futbollit të Argjentinës është kampionia e botës- Katar 2022

Read Next

Nis shembja e pallateve te “Myslym Keta”