Këlliçi i përgjigjet me fakte aludimeve për shembjet e shrëpive te Rr. “Myslym Keta”

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për Bashkinë Tiranë ka hedhur poshtë me fakte aludimet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale për vendimin e prishjes së shtëpive në Rrugën “Myslym Keta”.

“Përgjigje për ata që duan të lexojnë faktet.”, -shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë:

Përgjigje për ata që duan të lexojnë faktet

Ndërsa ata që korrin mashtrimet që mbjell zdromsi, nuk kanë interes për të vërtetën. Nuk lodhem me ta.

Unë jam Belind Këlliçi, djali i Zamir dhe Suzana Këlliçit. Për ata që janë ende nën ndikimin e “fake news” të porositura nga Erion Veliaj, po ju tregoj kush ka firmosur në rastin e pallatit nr. 4, në rrugën “Myslym Keta”.

Po i gjetët firmë vjehrrit tim dhe kujtdo vjehrri në Shqipëri, paditeni në SPAK. Edhe Zamiri im po të ketë firmë, paditeni në SPAK. Do të vij dhe unë me ju ta padisim bashkë.

Këto metoda tipike të regjimit, të përsëritura për vite me radhë, nuk e fshehin dot të vërtetën se Erion Veliaj po dëbon njerëz të pafajshëm nga banesat e tyre, për pazarin e radhës.

Kjo histori brutaliteti e një pushteti që qëndron në këmbë me dhunë dhe para të pista, nuk do të harrohet duke fabrikuar lajme për mua dhe të afërmit e mi.

I komanduari i Ramës në Bashkinë e Tiranës nuk njeh asnjë normë morale, ligjore dhe proceduriale. Ai është thjesht një instrument në shërbim të ujdive të pista.

Do mashtrojnë deri më 14 maj. Do i durojmë edhe ca muaj.

 

Read Previous

15 raste të reja me koronavirus, tre pacientë në spitalin Covid 3

Read Next

Skuadra Kombëtare e Futbollit të Argjentinës është kampionia e botës- Katar 2022