Skandal në Kishën Katolike në Francë, Gjermani, SHBA

Përfshihet në një tjetër skandal Kisha Katolike në Francë, janë mbi 3 mijë priftërinj të akuzuar për abuzime seksuale nën hetim vetëm në Francë.

Sipas një raporti mijëra pedofilë kanë vepruar brenda kishës që nga viti 1950.

Hulumtimi i komisionit që publikoi raportin kishte zbuluar midis 2,900 dhe 3,200 priftërinjve pedofilë ose anëtarëve të tjerë të kishës.

Jean-Marc Sauve tha për agjencinë e lajmeve AFP se raporti i plotë i komisionit do të dalë të martën pas dy vitesh e gjysmë kërkimesh bazuar në arkivat e kishës, gjykatës dhe policisë, si dhe intervistat me dëshmitarët.

Raporti, për të cilin Sauve tha se është 2,500 faqe, do të përpiqet të përcaktojë numrin e shkelësve dhe numrin e viktimave.

Ai gjithashtu do të shikojë “mekanizmat, veçanërisht ata institucionalë dhe kulturorë” brenda Kishës që lejuan pedofilët të qëndrojnë dhe do të ofrojë 45 propozime.

Komisioni i pavarur u krijua në vitin 2018 nga Kisha Katolike Franceze në përgjigje të një numri skandalesh që tronditën Kishën në Francë dhe në të gjithë botën.

Para formimit të saj, Papa Françesku miratoi një masë historike që detyron ata që dinë për abuzimin seksual në Kishën Katolike që t’ia raportojnë atë eprorëve të tyre. I përbërë nga 22 profesionistë ligjorë, mjekë, historianë, sociologë dhe teologë, misioni i komisionit ishte të hetonte akuzat për abuzim seksual të fëmijëve nga klerikët që datojnë në vitet 1950.

Një tjetër skandal nën hetim është edhe ai i kishës katolike të Këlnit në Gjermani, ku mijëra abuzime seksuale kanë ndodhur në harkun kohor nga 1950 e deri më ditët e sotme.

Rasti i Këlnit po has vështirësi për t’u hetuar plotësisht dhe për t’u bërë i njohur për publikun pasi Kisha e Këlnit ka një ndikim tepër të fortë në media dhe politikë, gjë e cila ngadalëson publikimin e përmasave reale të skandalit.

Në SHBA po ashtu ky skandal ka filluar të hetohet, protesta të herë pas hershme, si dhe hapja rrugë e hetimeve nga Papa Françesku kanë bërë të mundur të hetohen skandale me përmasa të frikshme. Siç sëfundi është ai i Kishës Katoloke në Boston.

/kumtari.al/

Read Previous

Shqipëria, e pa jetueshme për shqiptarët, e “dëshiruar” nga emigrantët

Read Next

Fuga i Ramës përgënjeshtron “The Sun”