Fuga i Ramës përgënjeshtron “The Sun”

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, mohon që Shqipëria të kthehet në kamp refugjatësh për emigrantët e paligjshëm që kapen në Britani, duke e cilësuar lajmin e “The Sun” si të pavërtetë.

Tabloidi britanik “The Sun”, shkruante në një artikull se: “emigrantët e paligjshëm do të fluturojnë 1.500 kilometra në një qendër në det të hapur në Ballkan, ndërsa kërkesat e tyre janë duke u përpunuar.  Kërkesat e azilit në Mbretërinë e Bashkuar do të trajtohen sipas këtij plani, ndërsa emigrantët të qëndrojnë në Shqipëria”.

Përgënjeshtimi i Fugës ka qenë i menjëhershëm për këtë lajm të rremë, sipas tij.

 

Read Previous

Skandal në Kishën Katolike në Francë, Gjermani, SHBA

Read Next

Rama konferencë të jashtëzakonshme për krizën energjitike që pritet të godasë botën