“Shndërroi kështjellën e Gjirokastrës në sallë dasme për të voglin e tij politik”/ Këlliçi-Ramës: Nuk ke gojë e moral të flasësh

Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama në Kuvend se PD e ktheu Kalanë e Lezhës në disko..
Këlliçi, përmes një statusi në rrjetet sociale, shprehet se Rama nuk ka moral të flas, pasi e ktheu “ktheu portën e kryeministrisë në bulevard në një hyrje të ndriçuar kazinoje” dhe “shndërroi kështjellën e Gjirokastrës në sallë dasme e aheng luksi për të voglin e tij politik”.
Postimi i plotë i Këlliçit
Koka e korrupsionit qeveritar tha sot gjatë seancës parlamentare se qeveria e Partisë Demokratike e ktheu Kalanë e Lezhës në disko.
Ka gojë e flet Edi Rama që e ktheu portën e kryeministrisë në bulevard në një hyrje të ndriçuar kazinoje, e pak javë më parë edhe në një stallë kuajsh.
Flet Edi Rama e të bën moral ai që e shndërroi kështjellën e Gjirokastrës në sallë dasme e aheng luksi për të voglin e tij politik, i cili shpenzoi vetëm 500 milionë lekë nga kursimet e pensionit të mamit…
Të bën moral ajo që s’thuhet!
May be an image of 1 person
©kumtari.al

Read Previous

Partia Demokratike: Përfunduan zgjedhjet në të 70 degët e PD me një interes tejet të lartë për votim!

Read Next

Jim Carrey i përgjigjet teorisë së çuditshme se ai është “një nga disa aktorë të ndryshëm” që luan Joe Biden