Partia Demokratike: Përfunduan zgjedhjet në të 70 degët e PD me një interes tejet të lartë për votim!

Deputetja Albana Vokshi, në një konferencë shtypi nga selia e PD, njoftoi se përfundoi procesi i zgjedhjeve në të 70 degët e PD-së, proces që u karakterizua nga një interes shumë i lartë i demokratëve për të votuar.

 

“Sot mund të themi që në 70 degë të PD-së ka përfunduar procesi zgjedhor. Kanë marrë pjesë 39 512 anëtarë që kanë ushtruar të drejtën e votës. Janë dy degë ku ende nuk është bërë Kuvendi, Malësia e Madhe dhe Tirana 12 dhe me pjesëmarrjen e tyre, jam e sigurt që do të tejkalohet edhe pjesëmarrja mbi 40 mijë anëtarë, pjesëmarrje më e lartë se në datë 13 qershor.

Ka pasur një interes shumë të lartë të demokratëve, qoftë me përzgjedhjen, zgjedhjen e kryetarëve në të gjithë hierarkinë dhe në të gjitha degët dhe qendrat e votimit e kanë nisur votimin herët dhe në të gjitha rastet thuajse është kërkuar dhe shtyrja e afatit të mbylljes për shkak të interesit të lartë për të votuar. Si në Bulqizë, psh, kur votimi ka vazhduar deri pas orës 11:00 të darkës.

Kjo tregon që interesi i demokratëve për të marrë pjesë në këtë proces zgjedhor ka qenë tejet i lartë. Për herë të parë janë zgjedhur 8 zonja kryetare, pra 11% nga niveli 1% që ka qenë para këtij procesi”, tha Vokshi.

Read Previous

Incidenti gjatë uljes së Air France/ Pilotët tërhoqën kontrollet në drejtime të kundërta

Read Next

“Shndërroi kështjellën e Gjirokastrës në sallë dasme për të voglin e tij politik”/ Këlliçi-Ramës: Nuk ke gojë e moral të flasësh