Shkon për të vjedhur, i riu rrëzohet nga ballkoni i shtëpisë

Policia e Vlorës informon se ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi ka hyrë në një banesë për të vjedhur.

Efektivët blu të qytetit jugor bëjnë me dije se i riu, në tentativë për të ikur nga policia, është rrëzuar nga ballkoni, duke marrë plagë në trup.

Njoftimi i policisë:

Vodhi në banesën e një shtetaseje dhe tentoi të shmangte shërbimet e Policisë që shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

26-vjeçari i arrestuar, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe i dyshuar si autor i një vjedhjeje tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një telefonate në sallën operative të DVP Vlorë se në një banesë në lagjen “1 Maji” , një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në një banesë dhe po tentonte të largohej pasi pikasur nga pronarja e baneses, organizuan menjëherë punën për kapjen e tij. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  1. G. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” më shumë se një herë.

Ky shtetas, gjatë orëve të mëngjesit të ditës së djeshme, dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetaseje dhe pasi ka vjedhur një aparat celular, ka tentuar të largohet pasi është pikasur prej saj. Gjatë tentativës për t’u larguar, 26-vjeçari është hedhur nga ballkoni i banesës (për pasojë ka marrë dëmtime në trup), por nuk ka mundur të largohet pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, pas telefonatës për këtë rast.

Nga hetimet dhe provat e grumbulluara dyshohet se shtetasi G. Ç. është autori i vjedhjes së një tjetër aparati celular, në lagjen “1 Maji”, më datë 02.08.2022.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read Previous

Izraeli sulmon në Gaza, vret 10 persona, midis tyre një fëmijë 5 vjeç

Read Next

Falimentimi i bashkive/ Ylli Manjani: Faliment i pushtetit grabitës?!