Izraeli sulmon në Gaza, vret 10 persona, midis tyre një fëmijë 5 vjeç

Ushtria izraelite thotë se po sulmon objektiva në Rripin e Gazës në përgjigje të kërcënimeve nga një grup militant palestinez atje.

Të paktën 10 palestinezë, duke përfshirë një fëmijë dhe një komandant palestinez të Xhihadit Islamik (PIJ), janë vrarë, tha ministria e shëndetësisë e Gazës.

Kjo pason disa ditë tensionesh pasi Izraeli arrestoi një anëtar të lartë të PIJ-së në Bregun Perëndimor të pushtuar.

PIJ me bazë në Gaza kishte kërcënuar se do të kundërpërgjigjej duke bombarduar Izraelin qendror.

Kryeministri izraelit Yair Lapid tha se Izraeli nuk do të lejojë “organizatat terroriste të vendosin axhendën”.

“Le të dijë kushdo që ngrihet për të dëmtuar Izraelin se ne do t’i arrijmë. Forcat tona të sigurisë do të veprojnë kundër terroristëve të Xhihadit Islamik për të hequr kërcënimin nga qytetarët e Izraelit,” tha ai.

Read Previous

Dua Lipa nderohet me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës

Read Next

Shkon për të vjedhur, i riu rrëzohet nga ballkoni i shtëpisë