Falimentimi i bashkive/ Ylli Manjani: Faliment i pushtetit grabitës?!

Nëse pushtetit grabitës i ka falimentuar Kavaja e Vora që janë bashki me bisnese nga ku sigurohen të ardhura, mesiguri Dibra, Bulqiza, Mati, Kukësi, Tropoja, Laçi, Erseka e shumë bashki të tjera duhet të jenë shuar nga harta fare.

Ja pra pasojat e pushtetit që ka grabitur çdo gjë dhe e ka vënë në pak, shumë pak duar kaçakësh.

Kaçakë ore kaçakë, jo oligargë se na hapët barkun me terma të mëdha. Kaçakët ndajnë plaçkë.

Janë më pak se 10 bisnese që kontrollojnë të gjithë pasurinë e paranë publike të dhënë nga pushteti që ia ka grabitur shqiptarëve me votime të blera.

Nëpërmjet këtyre bisneseve mbahet në zap populli që lyp bukën e gojës. Bah çfarë të togfjalshi të ndyrë që kemi, termi “bukën e gojës”. A thua se ka bukë të b*thës, fjala vjen…

Nejse, po kjo është skema e desteukturimit social që përdor pushteti grabitës për të ndenjur në pushtet gjatë.

Zgjedhë ekonomike. Dikush për nbë copë bukë, dikush për ndihmë sociale apopension, dikush për pak mall, dikush për pak më shumë por të gjithë janë nën zgjedhën e pushtetit.

Kush del nga kjo zgjedhë duhet të shkojë emigrant.

Në këtë skemë zgjedhe ekonomike ku qeveria kontrollon çdo individ, vetqeverisja vendore ska vend. Është e tepërt.

Mënyra më e mirë për ta heqë qafe është ta shpallësh të falimentuar.

Po përgjegjësinë politike për reformën territoriale?!

Po përgjegjësinë politike për drejtimin politik pa asnjë gram opozite në njësitë vendore?!

Apo ç’e deshe. Edhe përgjegjësia politike është individuale?!
Po mirë pra le ta mbajë Ed Rama individualisht.
****
Ah mos harroni, Srilanka kështu nisi me faliment të shtetit… Ka ndodhur tani shpejt kjo gjë…

Read Previous

Shkon për të vjedhur, i riu rrëzohet nga ballkoni i shtëpisë

Read Next

Pronarët e skafeve prej tre ditësh në protestë: Na lini të lundrojmë