Sekuestrohen gjashtë dokumente të tjera të klasifikuara në shtëpinë e Joe Biden

Hetuesit e Departamentit Amerikan të Drejtësisë kanë gjetur 6 dokumente të tjera të klasifikuara gjatë një kontrolli që ka zgjatur të paktën 13 orë në shtëpinë e presidentit Joe Biden në Delaware, thotë një avokat i zotit Biden.

Disa dokumente të sekuestruara në pronën e Wilmington të premten ishin nga koha e tij si senator dhe të tjera nga qëndrimi i tij si zëvendëspresident nën drejtimin e Barack Obamës.

Avokati Bob Bauer tha se shënimet ishin shkruar me dorë. Biden dhe bashkëshortja e tij nuk ishin të pranishëm në momentin e kontrolleve.

Presidenti dha leje për të kontrollet në ambientet e shtëpisë së tij. Në fillim të këtij muaji, avokatët e Biden thanë se grupi i parë i dokumenteve të klasifikuara ishte gjetur më 2 nëntor në Qendrën Penn Biden, një institut kërkimor që presidenti themeloi në Uashington DC.

Një grup i dytë regjistrimesh u gjet më 20 dhjetor në garazhin në shtëpinë e tij në Wilmington, ndërsa një dokument tjetër u gjet në një hapësirë në shtëpi më 12 janar, thanë avokatët e tij.

Pas gjetjes së dokumenteve, presidenti tha se ekipi i tij ia dorëzoi menjëherë Arkivit Kombëtar dhe Departamentit të Drejtësisë. Nuk është e qartë pse Biden i kishte mbajtur ato.
Sipas Aktit të Regjistrimeve Presidenciale, të dhënat e Shtëpisë së Bardhë supozohet të shkojnë në Arkivin Kombëtar sapo të përfundojë punën një administratë, ku ato mund të ruhen në mënyrë të sigurt.

Read Previous

Reshjet e dëborës/ ARRSH pasqyron situatën në aksin Qafë Thore-Theth, njoftimi i rëndësishëm për qytetarët

Read Next

ELENA GJIKA (DORA D’ISTRIA) (22 janar 1828 – 17 nëntor 1888)