Reshjet e dëborës/ ARRSH pasqyron situatën në aksin Qafë Thore-Theth, njoftimi i rëndësishëm për qytetarët

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka pasqyruar situatën në aksin Qafë Thore-Theth ku vijon rënia e oretkëve të dëborës duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Në këtë zonë dendësia e dëborës është rreth 1 metër. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

Aplei për drejtuesoit e mjeteve është që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë si dhe të ulin  shpejtësinë.

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve duke sjellë një qetësim të situates.

Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Në aksin Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve, vazhdon rënia e ortekëve duke sjellë vështirësi për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës  dendësia e dëborës mbi 1m.

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin nga ARRSH.

Read Previous

Kiko ka një letër për Abunë

Read Next

Sekuestrohen gjashtë dokumente të tjera të klasifikuara në shtëpinë e Joe Biden