Richard Grenell: Nëse Trump do ishte President, nuk do kishte luftë në Ukrainë

Richard Grenell, shefi i inteligjencës në administratën Trump dhe i dërguari i ish-Presidentit Donald Trump për marrëveshjen Kosovë-Serbi, kur ky i fundit ishte në pushtet, ka folur mbrëmjen e sotme për zgjedhjet në SHBA.

Grenell tha në një intervistë me Çim Pekën se beson se Trump do të marrë sërish presidencën, pasi pretendon se njerëzit janë të uritur për ekonominë dhe politikën e jashtme të Trump.

Sipas tij, nëse Trump do të ishte në Shtëpinë e Bardhë, nuk do të kishte luftë në Ukrainë.

“Sigurisht. Edhe amerikanët e besojnë. Njerëzit janë të uritur për një ekonomi të Trump, duan politikën e jashtme të Trump. Nuk do të kishte luftë në Ukrainë nëse do të ishte Trump në Shtëpinë e Bardhë. Më lejoni të them haptas. Unë kam qenë 2 vite ambasador në Gjermani dhe jam marrë konkretisht me atë që quhet, tubacioni i Putin, apo NordStream. Gjatë administratës së Trump në vendosëm disa sanksione për këtë tubacion. Nuk parashikuam luftë dhe probleme të mëdha në Europë, kur vendosëm sanksione mbi ketë tubacion. Më kanë kritikuar mua dhe Trump se po tregoheshim të ashpër për këtë. Kur në Senat erdhën demokratët i shfuqizuan sanksionet e Trump mbi NordStream dhe brenda pak muaj filloi lufta në Ukrainë.

Putin e pa se ishin shfuqizuar sanksionet dhe ky ishte një moment dobësie. Do të ju thosha se Senati Demokrat që shfuqizoi sanksionet duhet të mbajë përgjegjësi për këtë përshkallëzim që përfundoi në luftë. Kur njerëzit e shikojnë këtë dhe shohin miliarda dollarë që duhet të paguajnë amerikanët për këtë luftë në Ukrainë, mendoj se njerëzit janë të uritur për Trump. Dhe kundërshtimi i luftës përpara se të vinte Trump president, media thoshte do të shkaktojë luftën e tretë, por në fakt vetëm solli paqen në botë. Arabët dhe izraelitët u bashkuan, nuk do të kishim luftën në Ukrainë. Do të thosha se amerikanët dëshirojnë të rritet ekonomia dhe të vendoset paqja. Mendoj se edhe aleatët tanë të NATO-s këtë dëshirojnë. Aleatët tanë latinë dëshirojnë këtë edhe ata nga Afrika. Unë shpresoj që Trump të kthehet dhe unë do të jem mbështetësi i tij i parë”, theksoi ai.

Read Previous

Kryemadhi: Rama e Veliaj mashtruan për Sharrën

Read Next

Toksikologia: Pas vitit 2020, asnjë pikë alkool nuk konsiderohet i shëndetshëm