Kryemadhi: Rama e Veliaj mashtruan për Sharrën

Deputetja e Partisë së Lirisë dha hollësi lidhur me investigimin për inceneratorin e Sharrës. E ftuar në emisionin ‘Opinion’, ajo tha se publikimi i fakteve të reja lidhur me Sharrën ka ardhur pas disa muajsh filmime me dron.

Kryemadhi akuzoi kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj se kishte mashtruar deputetët dhe qytetarët në komisionin hetimor për inceneratorin e Sharrës, me pohimin e tyre se në Sharrë mbetjet ndahen, përzgjidhen e trajtohen.

Ajo tha se mbetjet as nuk ndahen dhe as nuk trajtohen por hidhen në landfill, proces të cilin qytetarët e Tiranës e paguajnë dyfish më shtrenjtë se normalisht.

“Ajo çka bëmë ne me padinë juridike, më pas edhe me evazionin fiskal. Video me thesin e verdhë vjen pas tre, katër muajsh që kemi ndjekur procesin. Makina u ndoq në të gjitha pikat e grumbullimit që nga Lapraka, më as makina hyn në Sharrë. Këtu vjen makina që vjen dhe shkarkon mbeturinat në venddpozitimin e vjetër të Sharrës. Këtu është landfilli i vjetër i Sharrës, ku është vrarë Ardit Gjoklaj. Gropa e landfillit që duhej mbushur për 30 vite, është mbushur për 9 muaj. Nuk ka asnjë diferencim të mbetjeve dhe as riciklim.Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë mashtruar publikun me deklaratat e e tyre.” – tha Kryemadhi.

Read Previous

Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi vijon të demaskojë kryebashkiakun Veliaj

Read Next

Richard Grenell: Nëse Trump do ishte President, nuk do kishte luftë në Ukrainë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *