Toksikologia: Pas vitit 2020, asnjë pikë alkool nuk konsiderohet i shëndetshëm

Toksikologia Suela Xhufi thotë se pas vitit 2020, asnjë gram alkool nuk konsiderohet i shëndetshëm.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Xhufi nënvizoi se nëse për 5 vjet, femrat kosnumojnë 30 gr alkool në ditë dhe meshkujt 50 gr në ditë, shfaqet sëmundja e cirrozës hepatike, e cila dëmton mëlçinë.

“Pas 2020-s, u vendos që asnjë edhe një gram alkool, nuk mund të quhet më i shëndetshëm, siç është quajtur më parë. Nëse do i referohemi sasisë ose dëmtimit që jep konsumimi për 5 vjet, 30 gr tek femrat në ditë dhe 50 gr për meshkujt, çon drejt cirrozës hepatike, që është një nga sëmundjet klinike më të rënda, nëse do flasim për shëndetin e një individi”, theksoi ajo.

Ata që jetojnë në Kanada duhet të kufizojnë veten në vetëm dy pije në javë  dhe në mënyrë ideale të reduktojnë alkoolin krejtësisht.

Ky vendim i qeverisë ka nxitur debate intensive mbi rrezikun kundrejt kënaqësisë në një vend ku shumica dërrmuese e të rriturve konsumojnë rregullisht alkool.

Read Previous

Richard Grenell: Nëse Trump do ishte President, nuk do kishte luftë në Ukrainë

Read Next

E fundit/ Arrestohen pesë persona me urdhër të SPAK