Reagon Kurti për aksionin policor në veri të Mitrovicës

Reagon Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti në lidhje me aksionin e policisë së Kosovës në disa zona të vendit, përfshirë dhe veriun e Mitrovicës.
Kurti pohon se aksioni i policisë ka nisur në Prishtinë, Pejë dhe në veri e jug të Mitrovicës për të luftuar kontrabandën  dhe si rrjedhojë janë sekuestruar mallra dhe prova të tjera materiale.
Sipas Kurtit, ky aksion vjen pas hetimeve të bëra dhe “janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente.”
Kurti e mbyll reagimin e tij duke i’u bërë thirrje qytetarëve të veriut të Mitrovicës të mos bien pre e disa mediave serbe që kanë si qëllim politizimin e situatës.
Reagimi i plotë i Kurtit.
Aksion i Policisë kundër krimit e kontrabandës në Prishtinë, Pejë dhe në veri e jug të Mitrovicës
Herët në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës ka filluar operacione bastisjeje në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë (si në jug ashtu edhe në veri).
Këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. Janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova materiale.
Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë.
Aksioni i sotëm policor ka përfunduar. U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë.

Read Previous

Albana Fico : Rritje të infeksioneve “për masa që nuk respektohen.” / Duka: Është marrë leje nga qeveria sa i përket kapacitetit

Read Next

Brnabiç reagon për aksionin policor / I bën thirrje NATO-s, KFOR-it të frenojnë Kurtin/